Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Luhatet pasuria e Muskut, fitoi dhe humbi 30 miliardë dollarë në pak ditë

Pasuria e shefit të Teslas, Elon Musk, është luhatur në javën e parë të janarit, pasi fitoi dhe humbi gati 30 miliardë dollarë në vetëm pak ditë.

Sipas Forbes, Musk tani ka pasuri 271.5 miliardë dollarë dhe vetëm tre ditë më parë, për shkak të rritjes së vlerës së aksioneve prej 13.5 për qind, pasuria e tij u vlerësua në më shumë se 300 miliardë dollarë, për herë të parë që nga nëntori.

Forbes, megjithatë, deklaron se të ardhurat e tij "erdhën dhe shkuan".

Musk humbi 13.9 miliardë vetëm të mërkurën dhe 5.3 miliardë të tjerë dje.

Në mbylljen e bursës mbrëmë, aksionet e Teslas kishin vlerë 11 për qind më pak se të hënën, kur ishin në krye.