Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Luftë për mbijetesë mes shqiponjës dhe oktapodit

Peshkatarët në Kanada kanë shpëtuar një shqiponjë e cila ishte kapur nga “kthetrat” e një oktapodi të madh në Ishullin Vancouver.

Ata, teksa ishin duke u kthyer nga peshkimi, kanë dëgjuar zërin e shqiponjës e cila ishte duke luftuar për mbijetesë me oktapodin, raporton CNN, transmeton Koha.net.

Peshkatarët donin që ta ndihmonin por fillimisht hezituan, duke menduar që ndoshta duhet t’ia lënë natyrës që të vendosën për fatin e shqiponjës ose oktapodit.

Në fund, ata intervenuan, duke përdorur një shkop me grep për ta liruar shqiponjën nga tentakulat e oktapodit.

Pas lirimit, shqiponja fluturoi menjëherë. Shikoni videon.