Londra dhe Chicago janë në krye të listës së qyteteve më të mbipopulluara në botë kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut.
Në vitin 2022, mesatarisht shoferi në Londër “humbi” 156 orë të jetës së tij për shkak të trafikut, ndërsa kjo kohë në Chicago është 155 orë. Këtë e treguan të dhënat e hulumtimit të Inrixit të quajtur Global Traffic Scorecard, i cili renditi 50 qytetet më të mbipopulluara në botë.
Në vendin e tretë është Parisi, ku shoferët humbin mesatarisht 138 orë në vit. Bostoni është i katërti me 134, dhe Bogota në Kolumbi është i pesti me 122 orë.
Këto të dhëna nuk janë befasuese ndërsa bota rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit. Krahasuar me vitin 2021, koha e humbur në trafik u rrit në nëntë nga dhjetë qytetet më të mbipopulluara në botë. Vetëm në Paris, njerëzit humbën 1 për qind më pak kohë në rrugë në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.
Bllokimi i trafikut i kushtoi amerikanit mesatarisht 869 dollarë më 2022, që është dukshëm më shumë se 564 dollarë më 2021. Një tendencë e ngjashme u regjistrua në vende të tjera.
Përveç kësaj, amerikanët shpenzuan 546 dollarë shtesë për karburant për shkak të mbingarkesës, gati 33 për qind më shumë se në vitin 2021. Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, çdo orë shtesë e kaluar në trafik vitin e kaluar ka kushtuar edhe më shumë se në vitin 2021.
Pasojat e bllokimit të trafikut nuk reflektohen vetëm në kohë dhe para. Më shumë automjete në rrugë do të thotë më shumë aksidente trafiku. Në SHBA dhe Kanada, numri i aksidenteve është rritur me 4 për qind, në Gjermani me 5 për qind dhe në Britaninë e Madhe me 11 për qind.