Një ilustrim i moçëm që nga 1892-ta ka nxitur vazhdimisht pikëpyetje dhe diskutime, anembanë botës. Në magazinën 'Die Fliegenden Blatter', ilustrimi është paraqitur pa ngjyra, por të paktën me dy forma.
Ata që janë marrë me trajtimin e saj kanë rënë 'dakord' se në fotografi është koka e një shote, derisa një pjesë tjetër thonë se është koka e lepurit. Ky iluzion optik ka bërë shumë komentues t'i sqarojnë pikëqëndrimet e tyre, bazuar në fotografinë dyngjyrëshe.
Në rast se figurën e shohim nga ana e majtë në të djathtën, duke e shtrembëruar kokën pakëz, shohim kokën e një lepuri, me veshët në anën e majtë. E nëse e shikojmë me kujdes drejt, shohim shotën, me fytin e kthyer nga ana e majtë. Po ju si e shihni?