Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Leopardi ndalon punën në fabrikën e Mercedesit në Indi

Në qytetin Pune në Indi, prodhimi në fabrikën e Mercedesit u ndal për gati gjashtë orë, pasi një leopard i madh hyri në mjediset e fabrikës javën që shkoi, shkruan revista Hak të martën.

Më të parë leopardin 3 vjeç, punëtorët u evakuuan dhe pritën ndihmën e punëtorëve të organizatës për mbrojtjes e kafshëve të egra “Wildlife SOS”, që së bashku me administratën lokale e pyjeve arritën ta fusin në gjumë kafshën me qetësues dhe ta kapin atë.

Leopardi më pas u lëshua në natyrë.

Karticka Satyanarayanu, bashkëthemeluese e “Wildlife SOS”, tha se është e qartë se si leopardi përfundoi në fabrikën e veturave.

“Rrënimi i habitatit po i detyron leopardët të vijnë në zonat e dominuara nga njerëzit”, tha ajo. \Hak

Artikuj të ngjashëm