Kuriozitet

Kursimi i parave në baza ditore mund t’iu bëjë milioner

A e urreni ndjenjën kur ju nevojiten shumë paratë por e shihni se kuleta juaj është bosh? Çfarëdo shume që keni, është mirë që paratë t'i shpenzoni me vigjilencë e maturi. Kursimi i parave për dikë është sfidë e madhe, për faktin se shpenzimet janë të mëdha dhe kursimi zor i mundshëm. Në vijim janë një varg këshillash se si mund të kursejmë para në baza ditore.

Krijoni një buxhet - Përcillni shpenzimet që i bëni në baza ditore për të siguruar një pasqyrë të saktë të situatës financiare. Ruani faturat ose shkruani blerjet tuaja në një fletore, duke i organizuar më pas pagesat. Organizoni edhe blerjet, duke i ndarë sipas rëndësisë. Jepni prioritet gjësendeve që keni nevojë më shumë, si ushqimet, rrobat, investimet e kështu me radhë.

Shmangni blerjet e mëdha - Planifikimi për blerje dhe shpenzimi i parave është i patejkalueshëm, mirëpo përpiquni që blerjet t'i bëni vetëm nëse keni nevojë esenciale për to. Këtu mund të futen ushqimet, barnat e veshmbathjet. Blerjet e tjera dytësore mund të shmangen për një moment më të mirë.

Respekti që mund të keni ndaj familjes apo miqve mund t'u çojë në shpenzim masiv të të hollave. Nëse blini, sigurohuni që ato t'i bëni sa më rrallë e sa më të lira. Këshillohet që të mos merren parasysh 'ofertat' e punonjësve të dyqaneve, të cilët u bëjnë thirrje ta blini një produkt të caktuar nën arsyetimin se është i lirë.

Mos u mashtroni nga marketingu - Ndikimet e jashtme janë një faktor i madh që mund të ndikojë në shpenzimin e tepruar të të hollave.

Këshillë shtesë për kursimin e të hollave është sigurimi i një arke ku në baza ditore mund të kurseni para, duke i futur aty, me qëllim të përdorimit në momentet kur keni më së shumti nevojë.