Një gjest emocionues ka ndodhur në gjimnazin e Caddo Hills, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një maturant ka kursyer për dy vite dhe i ka blerë shokut të tij një karrige me rrota. Shoku i tij i klasës kishte nevoja të veçantë, ndaj Tanner Wilson kurseu para për dy vite rresht në mënyrë që t’i blinte Brandon Qualls një karrige elektrike me rrota. Brandon lodhej shpesh me karrigen e tij të vjetër dhe herë pas here ndalej për të çlodhur krahët.
Kështu, Tanner nisi të kursente në mënyrë që miku i tij ta kishte më të lehtë ecjen me karrige.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër t’ia blerë dhuratën Wilson-it iu desh të punonte për dy vite një punë me kohë të pjesshme dhe paratë që fitonte i ruante, në vend që t’i shpenzonte për nevojat e tij.
“Ai ka qenë gjithmonë një mik i mirë dhe unë doja të bëja diçka për të”, ka thënë Tanner Wilson për mediat amerikane.