Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka zhvilluar një takim në Amasya të Turqisë bashkë me Cafer Ozdemir nga Turqia dhe Kryetarin aktual të Këshillit të Qarkut të Beratit, Petrit Sinaj.
Por në vendin ku u zhvillua takimi, parapërgatitje s’kanë shkuar mirë. Në banerët e vendosur prapa treshes që po mbanin fjalimin, janë ngatërruar flamuri i Kosovës me atë të Shqipërisë.
“Në takimin trepalësh Berat-Amasya-Prizren, dizjneri i banerit ish ngatërru pak :) U dakorduam për bashkëpunim në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, arsim dhe ekonomi”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetarit të Prizrenit nuk iu lejua kalimi nëpër Serbi
-
Çfarë ndodhi me flamurin e Turqisë në Prizren
-
Shoqërohet në Polici qytetari që përdhosi flamurin e Kosovës
-
Qytetarët kërkojnë fuqizim tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Tirana mbulohet me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të vizitohet nga Përparim Rama