Kopshti Magjik në Dubai është kopshti më i madh me lule natyrale në botë.
Kopshti ka qenë i hapur për vizitorët që nga viti 2013 dhe në të janë mbjellë më shumë se 150 milionë lule dhe mbulon një sipërfaqe prej 72 mijë metrash katrorë. Lulet mirëmbahen duke përdorur ujëra të zeza të pastruara dhe më shumë se 700 mijë litra ujë shkojnë çdo ditë.
Në vitin 2016, ky kopsht u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness për skulpturën më të madhe të bërë me lule. Është një skulpturë në formën e një Airbus A380 të Emiratesit.
“Dubai Miracle Garden” është bërë prej kohësh një destinacion i preferuar për shumë adhurues të natyrës dhe shëtitjeve. Mesatarisht, 1.5 milionë njerëz e vizitojnë këtë vend. Çmimi i biletës për të rritur është 13 euro, ndërsa për fëmijë është 9 euro.