Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ku ka përfunduar vera e dikurshme mesdhetare?

Moti gjatë verës po bëhet gjithnjë e më shumë i nxehtë dhe i padurueshëm.

Periudha të nxehti ekstrem që ndërpriten në mënyrë të papritur me stuhi të dhunshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ku ka përfunduar vera e dikurshme e mirë mesdhetare që garantonte temperature maksimale 30 gradë dhe reshje mjaftueshmërisht frekuente?

Shkak është ndryshimi i roleve mes dy figurave që dominojnë motin tonë anticiklonin e azoreve dhe atë afrikan – shkruan italiania Meteogiornale e cituar nga portali Scan.

Krahasuar me verën e viteve 70-80 dhe të 2000, në periudhën e parë ishte i zakonshëm zgjerimi drejt jugut i anticiklonit azorian, ndërsa në të dytën është gjithnjë e më e zakonshme ringjitja drejt veriut e atij afrikan.

Deri në vitet ’80 ishte më e zakonshme i pari ndërsa dallgët e të nxehtit të diktuara nga ai afrikan ishin më pak të zakonshme, për të mos thënë të pamundura.

Ndryshe ndodh pas viteve 2000 ku anticikloni i azoreve është gjithnjë e më pak i pranishëm dhe në vend të tij është gjithnjë e më i pranishëm ai afrikan, që sjell masa ajri ekstremisht të nxehta .

Dhe pikërisht me ardhjen e shfryrjeve të ajrit të freskët atlantik ose të Europës veriore, ndodhin katastrofa që kronikat e motit të këtyre ditëve po i tregojnë.

Për fat të keq, në vitet e ardhshme tendenca është ajo e të pasurit gjithnjë e më shumë verë më të nxehtë, të karakterizuara nga prania e anticiklonit subtropikal/ dita.