Kryeministri serb në detyrë, Aleksandar Vuçiq, të martën i ka ofruar homologut të tij kroat, Andrej Plenkoviq një copë çokollate serbe.
Krerët e qeverive respektove kanë vizituar tendën serbe në Panairin Ndërkombëtar Ekonomik në Mostar, Bosnje e Hercegovinë, raporton Tanjug.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur u pyet nga gazetarët nëse do të hante një copë çokollate serbe, Plenkoviq tha: “Pa problem”, transmeton Koha.net.
Kjo vjen pas kërkimfaljes së vitit të kaluar nga presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq pasi u kishte ndarë nxënësve dhurata të cilat përmbanin çokollata serbe.
Veprimi i saj kishte bërë që të përkeqësohen marrëdhëniet veçse të tensionuara mes dy vendeve, ndërsa rasti kishte marrë një emërtim mes çokollatës dhe Kolindas, "ÇoKolinda".