Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Krijohet pajisja që ndalon përplasjen e asteroidëve

Një ekip shkencëtarësh i Riga Technical University, po punon mbi një teknologji të re, falë të cilës një ditë do të arrihet të ndalohet përplasja e asteroidëve me Tokën, një frikë e hershme kjo e njerëzimit. Pajisja e saktësisë së lartë po përmirësohet, ndërsa për momentin është duke u përdorur për të gjurmuar satelitët.

Këtë vit, kompania fitoi një kontratë me Agjensinë Hapësinore Europiane për zhvillimin e një pajisjeje e cila të arrijë të ndryshojë trajektoren e një asteroid përpara se ai t`i afrohet rrezikshëm planetit tonë. NASA planifikon ta nisë pjesën e parë të misionit të Vlerësimit të Ndikimit dhe Shmangies së Asteroidëve - i njohur si Test i Rivendosjes së Dyfishtë të këtyre trupave qiellore, më 22 korrik të vitit 2021 me një raketë Falcon 9 që i përket manjatit të teknologjisë Elon Musk. Sonda 500 kilogramësh e pajisur me kamera do të fluturojë drejt një asteroidi të quajtur Didymos dhe do të përplaset me të, duke u përpjekur ta largojë nga rruga e tij e tanishme, e cila e bën që të kalojë shumë pranë Tokës pas 100 vjetësh. Kohëmatësit e eventeve të hapësirës, Eventech po zhvillohen për misionin qendror HERA, i cili është planifikuar të nisë pesë vjet më vonë, e do të përcaktojë nëse misioni i parë ka pasur sukses.