Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kompania amerikane e ilaçeve detyrohet t’i paguajë një burri 8 miliardë dollarë për shkak të rritjes së gjoksit

Kompania që prodhon ilaçe, Johnson & Johnson është urdhëruar që t’i paguajë 8 miliardë dollarë për dëmet që i ka shkaktuar një burri, i cili thotë se nuk është paralajmëruar që ilaçi kundër-psikik mund të çonte në rritjen e gjoksit.

Një gjyq në Filadelfia ka shpërblyer Nicholas Murray, 26 vjeçar, çështja e të cilit ishte një ndër mijëra të tjera të këtij lloji që janë në pritje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Murray pohon se nuk është informuar që ilaçi ‘anti-psikik’ që ai ka përdorur ka si dëm anësor rritjen e gjoksit.

Avokatët e tij kanë pohuar se J&J “kanë vendosur profitin mbi pacientin” në marketing të ilaçit Risperdal.

J&J do të apelojë për këtë vendim, për të cilin thonë se ishte “shumë jo-proporcionale”.

Profesori Carl Tobias nga universiteti Richmond Scholl of Law thotë se gjoba e madhe pritet të zvogëlohet nga apeli.

Megjithatë, Tobias thotë se aktgjykimi i tyre do të thotë se kjo firmë do të përballet me gjobitje të mëdha për dëmet e shkaktuara në rastet e tjera nga Risperdali.

{gallery}