Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Komenti qesharak i futbollistit kosovar “pushton” Facebookun

Një koment i futbollistit Egzon Hoti në faqen zyrtare të klubit Ratkoci në Facebook ka “pushtuar” këtë rrjet social orëve të fundit.

Pas njoftimit të klubit të bërë të shtunën se “nesër të gjithë lojtarët duhet të jeni në stadium në ora 14:30, ku do të zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër KF Behari, me fillim nga ora 15:30”, Hoti kishte komentuar “Zyrtare: Unë nuk vi, më ka dalë viza”. Me përgjigjen “suksese” nga klubi, vëmendja u shtua edhe më shumë.

Komenti bëri bujë dhe u bë lajm në mediat shqiptare, por kjo ka qenë vetëm shaka e futbollistit, sipas klubit.

Klubi Ratkoci ka bërë të ditur për Koha.net se lojtari është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, dhe komenti ka qenë vetëm shaka e s’ka të bëjë me vizë.

“Sigurisht që Egzon Hoti është pjesë e klubit tonë, edhe nesër kemi ndeshjen e radhës kundër KF Rahovecit dhe Egzoni do të jetë i gatshëm për ndeshje. Ajo që ka bërë bujë është një koment i tij më shumë si qesharak dhe nuk ka t’bëjë fare me vizë”, thuhet në përgjigjen e klubit.

Edhe Ndeshja Kosovë-Turqi, Mecini: Euforia duhet të shmanget Futboll Ndeshja Kosovë-Turqi, Mecini: Euforia duhet të shmanget

Edhe vet futbollisti Hoti ka thënë për Koha net se nesër do të jetë i pranishëm në ndeshje.

{gallery}