Shtëpia britaniko-amerikane e ankandeve, Sotheby’s i ka shitur 200 palë atlete të dizjanuara nga i ndjeri Virgil Abloh, me një çmim rekord prej 25,3 milionë dollarë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sotheby’s të mërkurën dhe kjo shitje ka arritur në vlerë për tetë herë më të lartë se vlerësimi fillestar që ishte 3 milionë dollarë.
Edicioni special i atleteve nga bashkimi i markave Louis Vuitton dhe Nike, të quajtura “Air Force 1”, ishin dizajnuar për koleksionin pranverë-verë 2022 të Louis Vuitton, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve përmes një deklarate për media.
Ky aksion shënon herën e parë që atletet janë vënë në shitje, ka bërë të ditur Sotheby’s po ashtu.
Megjithatë, një palë atlete individuale kanë pasur një çmim më të lartë. Kjo përfshin një palë Nike Air Ships të veshura nga ylli i basketbollit Michael Jordan, të cilat u shitën për 1.47 milionë dollarë në tetor.
Abloh, i cili ishte drejtor artistik i veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton, dhe drejtori i parë artistik me ngjyrë i shtëpisë së modës, vdiq në nëntor të vitit 2021, në moshën 41-vjeçare pasi luftoi me një formë të rrallë kanceri për dy vjet.
Sotheby's tha se mori 10,000 oferta në total, 40% e të cilave erdhën nga Azia. Më shumë se dy të tretat e ofertuesve ishin të moshës nën 40 vjeç.
Edhe
Shiten atletet më të shtrenjta ndonjëherë, i përkasin Michael Jordanit
Secila palë e atleteve u shit me një këllëf portokalli Louis Vuitton të bërë prej lëkure taurillon dhe të riinterpretuar nga dizajnet e mëparshme në arkivin e shtëpisë së modës.
Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në Fondin e Bursave Virgil Abloh "Post-Modern", një bamirësi e krijuar për të mbështetur arsimimin e studentëve premtues me origjinë zezake, afrikano-amerikane dhe afrikane, shtoi shtëpia e ankandeve.
Abloh ishte përfshirë në organizimin e hershëm të ankandit përpara se të vdiste, deklaroi Sotheby's.