Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kjo është torta e dasmës më e shtrenjtë në botë

Torta më e shtrenjtë në botë është bërë në Dubai. Dhe padyshim do habiteni kur të mësoni sesa kushton.

Ëmbëlsira kushton 1 milionë dollarë.

Dhe padyshim që shumë njerëz ishin me fat pasi arritën të shikonin tortën e rrallë në një ekspozitë dasmash në Dubai. Dhe patën mundësinë të shijonin pakëz nga “nusja”.

Torta u krijua nga krijuesja Debbie Wingham, dizenjuesja më e shtrenjtë në botë.

Torta, ku është dizenjuar një nuse me vello, është 182 cm e gjatë dhe peshon 120 kg.

{gallery}

Edhe Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes gjendet në Abu Dhabi Kuriozitet 8 muaj më parë Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes gjendet në Abu Dhabi

Debbie Wingham përdori 1.000 vezë dhe 20 kg çokollatë për prodhimin e ëmbëlsirës.

Ëmbëlsira, e punuar e gjitha me dorë, me lule dhe perla të vogla është e gjitha e ngrënshme.

U përdorën gjithsej 5.000 lule dhe 10 ditë për të dekoruar tortën./oranews