Një kitarë që i përkiste Jerry Garcia, liderit legjendar të grupit amerikan Grateful Dead, u shit gjatë një ankandi të mërkurën 3,2 milionë dollarë, shumë e cila do t’i shkojë një shoqate humanitare.
Kjo kitarë elektrike e bërë enkas për të, me ermin “Wolf”, siç thuhet në shkrimin që e transmeton ATSH, e ka shoqëruar Garcian gjatë gjithë koncerteve deri në vdekjen e tij në 1995.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë një koncerti bamirësie në New York kitara “Wolf”u ble nga Brian Hallligan, president dhe themelues i marketingut në HybSpot, për 1,6 milionë dollarë plus kostot rreth 300.000 dollarë.
Brian Halligan që ishte një fans i Grateful Dead e nxori kitarën në ankand për të mbledhur të ardhura për Southern Poverty Law Center.
Një shoqatë anonime barazoi çmimin e paguar nga Brian Halligan – 1.6 milionë dollarë-, duke e çuar në 3.2 milionë dollarë në total donacionin e destinuar për Southern Poverty Law Center.