Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kina ndërton kopjen besnike të ‘Titanikut’

Një kopje e Titanikut është duke u ndërtuar në Kinë dhe puna për të risjellë anijen gjigante është në gjysmën e saj.

Ndërtuesit thonë se po punojnë me orë të zgjatura për ta përfunduar projektin në fund të këtij viti.

Kopja e anijes luksoze të pasagjerëve, e cila u mbyt në vitin 1912 dhe i mori jetën të paktën 1500 personave, do të jetë pjesë e parkut madhështor në Sichuan, në Jugperëndim të Kinës.

Romandisea, kompania që po ndërton anijen, thotë se ajo do të jetë një kopje e saktë e Titanikut, nga madhësia deri në dekorim dhe në menu.

{gallery}