A keni ëndërruar ndonjëherë të zotëroni kështjellën tuaj sekrete në një rajon të bukur të Italisë, duke u endur përgjatë mureve të saj të fortifikuara si një monark që vëzhgon mbretërinë e tij?
Për më pak se çmimi i një shtëpie në qytet në qendër të Londrës ose një apartamenti në Romë - kjo ëndërr tani mund të bëhet realitet.
Kalaja mesjetare dhe fshati Serravalle, midis qyteteve Modena dhe Bolonja në rajonin verior të Italisë Emilia Romagna, është në shitje për 1.9 milionë euro.
Tashmë i jetueshëm dhe me ngrohje, i nevojiten vetëm disa rregullime – dhe çmimi është i negociueshëm, shkroi CNN.
E ndërtuar në kodra të gjelbra, kështjella vjen me një pjesë të fshatit që mban emrin e njëjtë.
Aktualisht, prona merret me qira për ngjarje private dhe konferenca, por pronarët e saj tanimë nuk janë në gjendje të merren me pronën e madhe.
Edhe
Shitet vila e Mussolinit në bregdetin e Adriatikut, ruan emrin
Kështjella është edhe plot intriga. Një kalim sekret nëntokë lidh kullën me pallatin që dikur përdoren nga rojet që iknin nga sulmet armike.
{gallery}