Një këngë kushtuar koronavirusit vjen nga Turqia, ku këngëtari Aydin e ka bazuar fabulën në parandalimin e virusit.
Kënga vjen në tre gjuhë, turqisht, anglisht dhe në gjuhën kurde dhe xhirimet janë bërë në një mal të mbuluar me dëborë në fshatin Demirtaş të Hakkarit, në lartësinë 2.800 metra mbi nivelin e detit.
Këngëtari i muzikës popullore turke Aydin Aydin, ka xhiruar së fundmi klipin e këngës më të re që mban titullin “Koronavirusi, mos më puth.”
“Për shkak të koronavirusit, ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjen. Disa më quajtën të “të çmendur” kur e morën vesh për këtë këngë. Por sot e gjithë bota është në alarm. Ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjet. Le të mos puthemi me njëri-tjetrin, sidomos me fëmijët,” tha ai.
Aydin tha gjithashtu se antidoti i koronavirusit është në barërat medicinale të rritura në malet Hakkari./abcnews.al
-
Turqia nga e enjtja në izolim të plotë, shkaku i gjendjes së rëndë me COVID-19
-
Turqia hyn në izolim në dy javët e para të Ramazanit
-
Një grup i mjekëve në Indi po i bëjnë njerëzit të qeshin me vallëzimin vetëdijesues
-
Një grua nxjerr posterin në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni
-
Turqia do t’i ashpërsojë masat për ta luftuar koronavirusin