Një sasi floriri me vlerë 4 milionë paund (rreth 5 milionë euro) u sekuestrua në Aeroportin Heathrow të Londrës, nga autoritetet policore që po hetonin një kartel droge amerikano-jugor.
Floriri, me peshë rreth 104 kilogramë, ishte nisur drejt Zvicrës nga ishujt Kajman, kur u sekuestrua. Ai kishte mbërritur në Kajman nga Venezuela, me një xhet privat.
Sipas asaj që shkruan DailyMail, ngarkesa u ndalua muajin e shkuar, por vetëm tani gjykata lejoi Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), që ta merrte nën dorëzim.
Floriri tanimë po trajtohet si pastrim parash, në një hetim të Ishujve Kajman me ndihmën e NCA.
Artikuj të ngjashëm
-
Në aeroportin e Londrës kapen 104 kg ar me vlerë rreth 4.5 milionë euro
-
Autoritetet amerikane kapin drogë në vlerë 5 mln euro të mbështjellë në pako në formë shalqiri
-
Mbi 5 tonë kokainë sekuestrohen në Portugali
-
Dy burra kapen duke u larguar nga Londra në Dubai me valixhe të mbushura me para
-
Sekuestrohet heroinë me vlerë 132 milionë euro në Britani