Një grua kanadeze është urdhëruar nga një gjykatë civile të kompensojë ish-punëdhënësin e saj për "vjedhjen e kohës".
Karlee Besse, e cila punonte nga distanca si kontabiliste në British Columbia, fillimisht pretendoi se u pushua nga puna pa shkak vitin e kaluar dhe kërkoi 5,000 dollarë kanadezë në kompensim, raportoi The Guardian.
Por kompania, Reach CPA, i tha gjykatës se Beese kishte regjistruar më shumë se 50 orë që "duket se nuk i kishte shpenzuar në detyra të lidhura me punën".
Reach tha se instaloi softuerin e gjurmimit të punonjësve të quajtur “TimeCamp” në laptopin e punës së Besse pasi zbuloi se skedarët e saj të caktuar ishin mbi buxhetin dhe prapa planit, një strategji që kompanitë po e përvetësojnë gjithnjë e më shumë në epokën e punës në distancë.
Softueri gjurmon sa kohë është i hapur një dokument, si e përdor punonjësi dokumentin dhe si e regjistron kohën si punë.
Javë më vonë, kompania tha se një analizë "identifikoi parregullsi midis fletëve kohore të saj dhe regjistrave të përdorimit të softuerit".
Edhe
Kylie Jenner paditet nga ish-punonjësja për ngacmim, diskriminim e shkelje të të drejtave
Ndërsa Besse i tha gjykatës se e konsideronte programin "të vështirë" dhe shqetësohej se nuk bënte dallimin midis punës dhe përdorimit personal, mirëpo kompania demonstroi se si kompania demonstroi se si TimeCamp i bën automatikisht ato dallime, duke i ndarë regjistrat e kohës për punë nga aktivitete të tilla si përdorimi i laptopit për të transmetuar filma dhe shfaqje televizive.
Kompania tha se softueri gjithashtu gjurmon printimin - dhe se pak dokumente ishin regjistruar si të printuara. Ai gjithashtu tha se çdo punë nga dokumentet e printuara do të duhej të futej në softuerin e kompanisë, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e Besse për përfundimin e gabuar dhe e urdhëroi atë të paguante 2,459,89 dollarë kanadezë, si në pagat e kthyera, ashtu edhe si pjesë e paradhënies së mëparshme që ajo kishte marrë nga kompania.