Shumë orë para kompjuterit ju streson dhe ju lodh, simptoma që nëse i nënvlerësoni mund t’ju çojnë në depresion. Një kompani në Rimini ka vendosur të ndihmojë punonjësit të luftojnë lodhjen nga kompjuteri në një mënyrë të veçantë.
Në dispozicion të tyre ka kanabis. Shoqëria, që merret me marketing, ka vendosur si benefit për punonjësit çaj marihuane, biskota dhe aroma. Të gjitha me bazën kryesore të kanabisit, cannabidiol.
Ideja e futjes së kanabis për punonjësit ka ardhur nga themeluesi i kompanisë, sipas medias Il Resto del Carlino, transmeton tch. Qëllimi është të krijojë një ambient pune të qetë dhe relaksues. Atyre që kanë kritikuar këtë zgjedhje, shoqëria i është përgjigjur se objektivi nuk është ajo “e shtrirjes pas tavolinës”, por “garantimi i relaksit”, të punonjësve.
Jo rastësisht në këtë kompani nuk ka kartelë që duhet të check-osh, dhe oraret janë mjaft fleksibël, punonjësit kanë një sallë relaksi dhe ftesa falas për diskoteka.
-
Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë
-
Raporti ndërkombëtar: Mbi 840 mijë njerëz vdesin në vit nga stresi dhe kushtet e rënda të punës
-
Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë
-
Kanabisi nuk është trajtim efektiv për ankthin dhe shëndetin mendor
-
Stresi ndikon në gjithçka përreth jush