Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kamerierët tregojnë për çfarë i gjykojnë njerëzit më së shumti në restorant

Kur jeni të ulur në një restorant dhe po prisni që kamerieri juaj të marrë porosinë, mund të ju duket gjëja më e thjeshtë që mund ta bëni gjatë ditës, mirëpo e keni menduar ndonjëherë për çfarë mund të ju gjykojë kamerieri që ju shërben?

Në lidhje me këtë temë, “Reddit” ka nxjerrë në pah disa nga paragjykimet që mund t’ju bëjë një person kur jeni në publik, e që është pikërisht personi që ju servon ushqimin në restorant, raporton BuzzFeed.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

10 nga paragjykimet më të zakonshme që mund të bëhen nga kamerierët janë nxjerrë nga përgjigjet që kanë dhënë vetë njerëzit që e punojnë këtë punë:

1. "Kur kërkoni ushqime jashtë menysë dhe prisni që ne t'i përgatisim ashtu siç i kërkoni".

2. "Kur ti vjen në restorant vetëm 30 minuta para se ta mbyllim. Duhet ta dini që në ato momente ju urrejmë".

3. "Ti mund të duash të ndryshosh çdo detaj të ushqimit tënd, në mënyra nga më të çuditshmet, por nëse je i sjellshëm dhe i kuptueshëm e bëj me shumë dëshirë. Nëse fillon të më urdhërosh pa pikën e mirësjelljes me shumë gjasa do të marrësh si përgjigje: Më vjen keq, nuk e kemi këtë - edhe nëse e kemi".

4. Gjykoj shumë seriozisht ata që thonë 'a mund të nxitosh të lutem'? A thua se të tjerët që janë para jush do të të lirojnë radhën vetëm se ti nuk ke kohë. Çfarë është kjo kërkesë?"

5. "Mua më acarojnë kur më pyesin se çfarë ka restoranti. E ke menynë para, thjesht duhet të heqësh sytë nga telefoni dhe problemi zgjidhet”.

6. "Sa herë që ata porosisin diçka për të ngrënë dhe në momentin që unë jua dërgoj më thonë që nuk ishte kjo çfarë kishin porositur, kur në fakt ishte fiks ajo”.

7. "Kur njerëzit ankohen për çmimet e ushqimeve ose për diçka që nuk e kemi. Nuk e di nëse janë të vetëdijshëm që kjo s'është në dorën time".

8. "Mua më acarojnë prindërit që i lënë fëmijët gjatë gjithë kohës në telefon kur ushqehen. Gjëja më e tmerrshme që mund t'i bësh fëmijës, të mos e mësosh të fokusohet tek ushqimi dhe të mos ketë respekt për atë që shërben, veçanërisht në momentin që porosit."

9. "Kur fillojnë pyesin për çdo gjë që kemi në meny. Mund të të përgjigjem për 2-3 gjëra, por jo për çdo element".

10. "Kur duan të ndërrojnë pelenat e bebit në ulësen e tyre ndërkohë që të tjerët po hanë”.