Një kali shkaktoi bllokim të trafikut në Kanada, duke u endur për disa orë në mes të një rruge në Eastend, njoftoi Upi. Për këtë vozitësit u ankuan dhe ftuan autoritetet policore që dolën në vendin e ngjarjes.
“Trafiku duhej të ndalohej nga të gjitha drejtimet dhe vullnetarët e kapën dhe e çuan kalin drejt sigurisë pa asnjë problem te nxënësit. Një situatë e pazakontë, por edhe një kujtesë e mirë që shoferët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë në çdo kohë”, thuhet në njoftimin policor.
Kali bllokoi edhe autobusin e nxënësve, duke shkaktuar vonesa në orën e mësimit.
Kafsha u largua dikur me sukses dhe rruga u hap.