Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Japonia shpërndan çadra që mbrojnë fëmijët nga dielli

Japonia shpërndan çadra që mbrojnë fëmijët nga dielli

Fëmijëve që jetojnë në qytetin më të nxehtë të Japonisë do t'u jepen çadra të projektuara posaçërisht për t'i mbrojtur ata nga nxehtësia, pas një vere që pati temperatura rekord në shumë pjesë të vendit.

Autoritetet lokale në Kumagaya në prefekturën Saitama kanë krijuar një ombrellë që mban jashtë shiun dhe bëhet edhe si ombrellë kundër të nxehtit, raportoi The Guardian.

Çadrat, të cilat mbajnë logon e qytetit dhe peshojnë vetëm 336 gramë, do t'u shpërndahen 9,000 nxënësve të shkollave fillore javën e ardhshme.

Kumagaya, një qytet me rreth 195,000 banorë, regjistron rregullisht temperaturat më të larta në Japoni, pjesërisht si rezultat i erërave të ngrohta të pjerrëta të krijuara nga Efekti Foehn.

Autoritetet për dy vjetët e fundit kanë këshilluar fëmijët të strehohen nga dielli me çadra gjatë udhëtimit të tyre nga shtëpia në shkollë, megjithëse disa vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të bllokuar rrezet e diellit.