Kompania ajrore “Japan Airlines” do të dhurojë 50 mijë bileta kthyese për turistët e huaj, që do të vizitojnë Japoninë në verën e vitit 2020.
Kompania ajrore njoftoi se do të sigurohen 50 mijë bileta për fluturime nga aeroporti ”Haneda” (Tokio) dhe aeroportet ”Kansai” dhe ”Itami” (Osaka) për turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit, lajmëroi agjencia e lajmeve Kyodo.
Kompania, e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Turizëm të Japonisë, ka për qëllim që të huajve të cilët do të vizitojnë vendin për të qenë të pranishëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020, të ofrojë edhe destinacione të tjera./ATSH
Artikuj të ngjashëm
-
Hong Kongu vendos të dhurojë falas 500 mijë bileta aeroplani
-
Ky vend po jep 500 mijë bileta avioni falas për rimëkëmbjen e turizmit
-
Japonia pritet të rihapet për turistë për herë të parë që nga viti 2020
-
Në “Tokio 2020” do të lejohen deri 10 mijë tifozë japonezë
-
Biletat për “Tokio 2020” po mbarojnë, Japonia me kërkesa të mëdha