Boris Johnsoni ka pranuar urime nga mbarë bota pasi u bë lider i Partisë Konservatore, njëherësh edhe kryeministër i Britanisë së Madhe, por edhe i Xhamajkës, nëse është për t’i besuar të bijës së presidentit Amerikan, raporton “Politico”.
Ivanka Trump shkroi në Twitter urimin e saj drejtuar Johnsonit se u bë “kryeministër i ardhshëm i United Kingston (Kingstonit të Bashkuar)”, transmeton Koha.net.
Ndoshta s’e ka pasur fjalën për kryeqytetin xhamajkan dhe ka menduar për Kingstonin mbi lumin Thames në jug të Londrës, apo për Kingstonin mbi Hull në Jorkshirin Lindor.
Tashmë postimi i saj është fshirë dhe është shkruar i riu pa gabime.

Artikuj të ngjashëm
-
Johnson i gatshëm për kryeministër, por e pret garë e vështirë
-
Kurti pranon telegram urimi nga Johnsoni: Mbretëria e Bashkuar e përkushtuar ta mbështesë Kosovën
-
Thaçi i uron fitoren Boris Johnsonin
-
Haradinaj uron Johnsonin, beson se do të vazhdojë qasja britanike kundër ndryshimit të kufijve
-
Boris Johnson kryeministër i Britanisë