Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ishujt Faroe kërkojnë nuse

Kur Athaya Slaetalid u zhvendos sefte nga Tajlanda në Ishujt Faroe, ku dimri zgjat gjashtë muaj, ulej gjithë ditën e lume pranë stufës.

“Njerëzit më thoshin të dilja jashtë, sepse po rrezonte dielli, por unë ua ktheja: ‘Jo! Më lini rehat, po mërdhij”. Dhe zhvendosja në këtë vend para gjashtë vjetësh ishte shumë e vështirë, e pranon Athaya, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo ishte takuar me burrin Jan gjatë kohës kur ai po punonte me një mik nga Ishujt Faroe, që kishte nisur biznes në Tajlandë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jani e kishte ditur menjëherë se do të ishte e vështirë ta sillje gruan në këtë vend për shkak të kulturës krejt tjetër, me motin dhe peizazhin krejt ndryshe prej ambientit tajlandez.

Deficiti gjinor

“Kisha shqetësimet e mia, sepse gjithçka prej të cilave po hiqte dorë ishte krejt ndryshe prej gjithçkaje që e priste”, e pranon ai. “Por duke e njohur Athayan, e dija se mund t’ia dilte mbanë”.

Tani janë më shumë se 300 gra nga Tajlanda dhe Filipinet që jetojnë në Ishujt Faroe. Nuk duket shifër e madhe, por në një vend me popullsi prej vetëm pesëdhjetë mijë banorësh, ato përbëjnë pakicën më të madhe etnike në këtë shtet me tetëmbëdhjetë ishujsh, që shtrihen ndërmjet Norvegjisë dhe Islandës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.