Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parajsa e ishujve mund të fundoset

Mirësevini në parajsë...derisa ajo ende ekziston.

Ishujt e Maldiveve me një mesatare prej 1 metër nën nivelin e detit, janë duke u kërcënuar nga ngritja e nivelit të detit dhe stuhitë e fuqishme që kanë turbulluar ujin e këtyre ishujve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shteti ka 1 mijë e 200 ishuj. 189 prej tyre banohen nga 540 mijë njerëz.

Si çdo ishull tjetër në Oqeanin Indian, edhe Maldivet varen tërësisht nga turizmi.

Derisa e ardhmja e ishujve varet nga parandalimi i ngrohjes globale, nuk është çudi që edhe hotelet kanë nisur ofrojnë ambiente më të pastra për mysafirët.

Nëpër dhoma, shishet e ujit janë prej xhamit të ricikluar.

Ngrohja globale ka kërcënuar edhe koralet e çmueshme të ishujve të Maldiveve.

Me ngritjen e temperaturave të oqeaneve, koralet lirojnë algat simbiotike që ndihmojnë në ngjyrat vibrante.

Koralet shpesh marrin ngjyrën e bardhë dhe shpejtë mund të sëmuren dhe thahen.

Sipas një raporti të fundit, sëmundjet janë kërcënim për krejt koralet e botës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mes viteve 2009 dhe 2018, bota ka humbur 14 për qind të koraleve të saj.

Malvdivet shpenzojnë 50 për qind të buxhetit kombëtar për të mbrojtur ishujt nga ndikimi klimatik. Në vitet e fundit ka ndërtuar mure detare për të mbrojtur koralet.

Mirëpo pandemia e koronavirusit ka dëmtuar industrinë e turizmit dhe ka tkurrur ndjeshëm ekonominë.

Në Maldive ndikimi nga ndryshimet klimatike siç janë shiu i madh, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, uji i papijshëm janë bërë pjesë e përditshmërisë.