Një video interesante është duke qarkulluar në rrjete sociale.
Në të është fiksuar momenti kur një burrë në Alaskë ishte duke peshkuar dhe papritur pranë tij shfaqet një ari i cili rrëmben peshkun që kishte zënë grepi.
Në pamje shikohet se si ariu afrohet me qetësi pranë peshkut të zënë, e merr në putra salmonin dhe më pas largohet me shpejtësi nga aty. Ndërsa burri nuk e ka fshehur trishtimin nga ky episod, pasi kishte një kohë të gjatë që priste për peshkun e rrëmbyer nga ariu.
Artikuj të ngjashëm
-
Fitorja dramatike e Argjentinës u përcoll edhe nga aeroplani
-
Messi me humor pas fitores: Më kërkuan fanellën e foto, por në fushë ‘më rrahën’
-
SHBA-ja dyfishon epërsinë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim