Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ish-lojtarin e Unitedit klubi e largoi me sms

Sir Alex Ferguson u takua sy me sy me Phil Marshin në vitin 2007 dhe i tregoi përse po lirohej nga Manchester Unitedi. Të njëjtën gjë e bëri edhe klubi i tij i fundit këtë javë, por tani e larguan me vetëm një sms.

Sulmuesi u largua nga Old Traffordi pasi nuk mund t’i bënte konkurrencë yjeve si Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney.

Marshi pastaj luajti për Blackpoolin, Forest Green Rovers dhe Salford Cityn. Gjatë karrierës së tij ka luajtur te 20 klube dhe së fundmi ishte pjese e klubit gjysmëprofesionist nga Uellsi, Rhyl. Menaxheri i ri i këtij ekipi preferoi sms-in për largimin e disa lojtarëve.

“Kjo nuk është hera e parë që lirohem nga një klub, por hera e parë në këtë mënyrë”, ka thënë ai për BBC-në.

“Është keq kur ata as nuk të thërrasin në telefon”, shton ai. “Do t’i respektoja më shumë sikur të më ftonin sy më sy, por me një sms - isha i befasuar. Është shumë keq”.

Marsh që thotë se edhe lojtarë të tjerë të Rhylit kanë marrë sms-in e njëjtë, i është përgjigjur menaxherit se po kthehej të Manchester Unitedi dhe sms-in e publikoi në rrjetet sociale.

Edhe Zirkzee pajtohet për largim nga Manchester Unitedi Futboll 3 d. më parë Zirkzee pajtohet për largim nga Manchester Unitedi

“Isha i fundit në grup që mora këtë mesazh dhe ia ktheva, por nuk është përgjigjur më”, ka shtuar ai.

“E respektova Sir Alexin për mënyrën si menaxhoi situatën me mua kur unë u lirova. Më tha se ishte për të mirën e karrierës sime pasi kishin lojtarë më kualitativë dhe më dha një këshillë të mirë”, ka thënë ish-lojtari i Unitedit.

Marsh bëri vetëm një paraqitje për Unitedin kur mposhtën Crewe Alexandra në Carling Cup gjatë vitit 2006. Ai u lirua në moshën 21-vjeçare.

Image