Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Irlanda Veriore shënon rekord të temperaturave të larta

Irlanda Veriore ka regjistruar rekord të temperaturave të lartë në vend. Termometri regjistroi 31.2 gradë Celsius në Ballywatticock, që gjendet afër Newtownard në County Down.

Temperatura më e lartë e regjistruar para kësaj të fundit ishte 30.8 gradë Celsius, në verën e viteve 1976 dhe 1983, raporton BBC.

Rekordi i ri u shënua pas një nate të ngrohtë, derisa banorët thonë se janë të gëzuar për këto temperatura, duke shtuar se kanë kaluar një ditë të gjatë me diell.