Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Inxhinieri rus bën kabinë në biçikletë për t’i rezistuar të ftohtit

Kështu udhëton Jevgeni Lavrichenko në ditët më të ftohta – me biçikletën që e ka krijuar vetë.

Kjo është biçikletë e zakonshme, por me disa modifikime.

Ka udhëtuar me të tash e katër vjet.

Biçikleta me pedale mund të lëvizë deri në 40 kilometra në orë, ndërkaq shpejtësinë maksimale e arrin në 50 kilometra në orë nëpër teposhtë.

“Më kanë pëlqyer biçikletat për një kohë të gjatë dhe në internet i pashë të ashtuquajturat velomobile që lëvizin me pedale, por në kushtet tona është dashur t’ia bëj vendin edhe një motori elektrik, sepse dimri këtu është i vështirë”.

Edhe Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë SOT Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë

Këto ditë, Tomsku është i mbuluar me borë dhe ka pengesa të shumta nëpër rrugë.

Ani pse në dukje e pazakontë, biçikleta është mjeti i duhur për këto kushte në Rusi.

Emblema përpara biçikletës është simboli i një rakete dhe inicialet e shpikësit të saj.

Kabina e kësaj biçiklete është e thjeshtë dhe përbëhet nga plastika.

Rrotat janë të motoçikletave. Ndërkaq, biçikleta ka diçka shumë të veçantë. Këtë e tregon vetë Lavrichenko.

“Menjëherë e vërejta se ventilimi është i nevojshëm, sepse xhamat avullohen, mirëpo doli se nuk kishte efekt të madh. Tani vetëm e hap dritaren, plus asaj, ventilimi konsumon elektricitetin, i cili është shumë i vlefshëm këtu”.

Edhe OpEd Shtigjet e biçikletave, vetëm dekor në rrugët tona

Merakliu i inxhinierisë dhe sporteve përdor biçikletën çdo ditë për të shkuar në punë, e cila është 12 kilometra larg.

Mendon se është i shëndetshëm drejtimi i biçikletës me pedale.

“Kështu bëj masazh shpinën. Tani nuk më dhemb më. Pastaj nuk duhen harruar ushtrimet e këmbëve. Unë i quaj ushtrime për zemër”.

Për shkak se Lavrichenko nget biçikletën nëpër rrugët publike, ishte e nevojshme vendosja e sinjalizuesve, ose çdo gjë që përdoret në një automjet të zakonshëm.

Ani pse nuk ka ndonjë ngrohëse, Lavrichenko thotë se biçikleta e izoluar gjithsesi e mban të ngrohtë.

Mirëpo, nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai synon të krijojë një biçikletë me katër rrota, që do të jetë shumë më e lehtë të drejtohet nëpër rrugët me borë.

Edhe Ukraina në luftë edhe me acarin Botë Ukraina në luftë edhe me acarin

Planifikon t’ia vërë një motor edhe më të madh.

Shpesh e ndalin policët, por në të shumtën e rasteve janë të interesuar për biçikletën e pazakontë.