Një artist zviceran ka realizuar një interpretim të rrezikshëm si pjesë të koncertit të parë të shtëpisë së re të koncerteve në Munich.
Pianisti Alain Roche, me një kran ka bartur pianon e tij në ajër si pjesë e koncertit klasik “piano vertikale”.
Ky koncert u mbajt para dhjetëra të pranishmëve që qëndronin të ulur në objektin e shtëpisë së koncerteve në Munich që është në ndërtim e sipër.
Muzikanti zviceran, ka thënë se dëshironte të përdorte qiellin e hapur për shkak të dritës, transmeton KTV.
Krejt këtë, pianisti ka thënë se dëshiron të krijojë moment magjik për koncertin e parë.
Edhe
Interpretuesi gjenial i dramës muzikore që peshon çdo notë
“Përse e realizuam këtu? Sepse ka një simbol alegorik teksa qëndrojmë në ndërtesën e shtëpisë së ardhshme të koncerteve. Për këtë shkak, ky ishte koncerti i parë i shtëpisë së ardhme të koncerteve. Për mua ishte e rëndësishme që të arrija notat me shpresën se ato do ta kujtojnë këtë moment në shtëpinë e koncerteve”, ka thënë Roche.
E një shikues gjerman ka thënë se ishte rrëqethur nga performanca e tij.
“Jam rrëqethur deri në eshtra. Mezi mund të flas. Nuk e di se si mund të lëvizte gishtërinjtë. Gishtërinjtë e mi janë akull”, ka thënë shikuesi Alexander.
Roshe ka bërë turne nëpër Evropë që prej vitit 2013.
Edhe
Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”
Performanca e pianos vertikale është pjesë e festivalit “Out of the Box” që mbahet në Munich.
Si pjesë e performancës ishte edhe interpretimi në 60 metra lartësi gjatë lindjes së diellit.