Paris, 11 shtator – Paleontologët kanadezë identifikuan një specie të re pterosauri gjigant, që ka ekzistuar në epokën Kretace dhe që peshonte 250 kilogramë, transmeton atsh raportimin e agjencive.
Ky pterosaur, i quajtur Cryodrakon Boreas, rreth 77-milionë vjeçar, është një prej kafshëve më të mëdha fluturuese që ka ekzistuar ndonjëherë.
Fosilet e tij u zbuluan para 30 vitesh në provincën kanadeze të Albertas, por deri kohët e fundit paleontologët e kishin marrë si një specie tjetër, Quetzalcoatlus, të zbuluar në Teksas.
Deri më sot ekzistojnë më shumë se 100 specie të njohura pterosaurësh, të shpërndara në Amerikë, Azi dhe Europë/AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand
-
Zbulohet një specie e re dinozauri
-
Gjenden mbetje fosile të një kafshe në Peru, besohet të jetë më e rënda ndonjëherë
-
Kafka gjigante e përbindëshit parahistorik zbulohet në vendin më të thatë në tokë
-
Skeleti më i madh i një dinosauri është shitur për 6,6 milionë euro në Paris