Një pasagjere është ndaluar të fluturojë në avionin Thomas Cook për shkak të veshjes.
Asaj i kërkuan që të mbulohej në mënyrë që të lejohej të hypte në avion.
Emily O'Connor tregoi se ekuipazhi i tha që veshja e saj ishte e papërshtatshme dhe i kërkuan të vishte një xhaketë.
Thomas Cook kërkoi falje duke shtuar se mund ta kishin menaxhuar më mirë situatën.
21-vjeçarja nga Birmingham shtoi se stafi nuk reagoi kur një pasagjer iu drejtua duke i thënë 'mbylle gojën grua patetike'.
Ajo kaloi pa problem sigurinë, kontrollin e pasaportave por hasi problemin brenda në aeroplan ku iu kërkua të zbriste ose të vishte një xhaketë.

Artikuj të ngjashëm
-
Pasagjeri s'e pranoi maskën, aeroplani kthehet prapa
-
17-vjeçari futet në aeroplan me pushkë, por kapet nga pasagjerët
-
Dy gra grushtohen mes vete në aeroplan për “kapelën e Trumpit”
-
Çfarë pasoja ka nëse nuk e lëshoni “Airplane Mode” në aeroplan?
-
Zyrtarët amerikanë s’do të lejojnë fluturimin e Boeingëve pa qenë “100% të sigurtë”