Një klient i Porches, i pakënaqur sepse nuk kishte opsionet që kishte kërkuar në veturë, i shkaktoi dëme të konsiderueshme në autosallonin në Tajvan, shkruan revista automobilistike “AutoPlus.fr” në faqen e saj të internetit.
Gjithçka filloi në fund të vitit të kaluar, kur ai porositi një model Panamera Sport Turismo me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat (4×4) ku ato të pasme të ishin opsionale, të aktivizoheshin kur e kërkonte shoferi.
Pasi u morr në fillim të vitit, kjo Panamera Sport Turismo nuk i kishte rrotat e pasme të lëvizshme sikurse i kishte kërkuar klienti.
Ai më pas i kërkoi autosallonit që të rimbursohet, transmeton atsh. Por autosalloni refuzoi që t’i kthejë paratë.
I zemëruar, klienti hipi në një prej automjeteve të tij (një Porche Cayenne e bardhë) para se të hynte në vitrinën e autosallonit me veturë.
Edhe
Arrestohet gruaja që mori veturën në autosallon dhe nuk e ktheu
Ai u arrestua nga policia, që gjeti në bagazh të veturës benzinë dhe kazëm.
Që nga ky moment dy palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.