Është zgjedhur misteri i mbishkrimit gjigant “Sue X” në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Me hashtagun #WhoIsSue fotografia e emrit Sue X në një livadh diku në Oxfordshire bëri xhiro nëpër Britani pasi askush nuk dinte mesazhin që fshihej prapa tij.
Prapa këtij mbishkrimi fshihej një grua, burri i së cilës me këtë mbishkrim i kishte kërkuar falje për një problem që kanë pasur.
Mbishkrimi u zbulua nga një pilot policie që po patrullonte mbi Oxfordshire.
“Supozoj se babai dëshiroi t’ia shprehte dashurinë asaj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë djali i tyre George Graham.
Fotografia e mbishkrimit që e krijoi Murray Graham u shpërnda më shumë se 650 herë në Twitter saqë krijoi teori konspirative se ky ishte mbishkrim jashtëtokësorësh.

-
Historia e rrugëtimit të mesazhit në shishe, amerikanet flasin për ndodhinë
-
Zbulohet sekreti brenda pikturës “Britma”
-
Misteri 20 vjeçar i figurës gjigante në shkretëtirën e Australisë
-
Mesazhi enigmatik 'UÇK' në mes të rrugës në Gjermani
-
“Ish-i më përndiqte - pastaj aplikacioni që zgjodha për siguri e publikoi adresën time”