Janë këto ndër hotelet më të bukura në botë, dhe jo vetëm që kanë pamje të mira, por më e mira është që kanë palestra falas për klientët e gjitashtu pishina, shkruan CNN, transmeton Koha.net.
Park Hyatt Chicago: Ky hotel ka trajner personal për çdo klient. Palestra gjendet në katin më të lartë të hotelit dhe sigurisht me një pamje mahnitëse.


Antara Al Jabal Al Akhdar, Omani: Është 2 mijë metra mbi nivelin e detit.
Hoteli është i ndërtuar buzë malit të gjelbërt të Omanit, me një pishinë tejet të bukur dhe sigurisht me palestër.

Hotel Kerry, Hong Kong: Në katin më të lartë të këtij hoteli gjendet palestra e cila njihet si “Klubi i shëndetit”.
Edhe
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë
Nga fotografitë mund të shihet edhe pamja e bukur dhe përrallore që ka përballë.
Hoteli gjithashtu ka edhe pishinën ndërkaq pranë mund të shihet deti.


Hotel Bulgari, Knightsbridge, Londër: Hotel me masazhe italiane, me një oazë qetësuese dhe pamje shumë relaksuese.
Hoteli ka edhe pishinën.
Edhe
Përfaqësueset zgjedhin pallate luksoze për qëndrim gjatë Botërorit të Katarit

Park Hyatt, Tokio: Ky hotel ka palestrën në katin 47-të, dhe përveç kësaj ka edhe pishinën.
Pamja nga kjo palestër është drejt malit më të bukur në vend Fuji.
