Nju Jork, 23 shkurt – James Bond-i që keni brenda vetes e zbuloni në “Spyscape”, muzeu i ri që i dedikohet botës së agjentëve sekrete që sapo është hapur në Nju Jork, vetëm disa godina largë “Times Square”.
“Spyscape” është një muze, është një hyrje në botën e spiunazhit, një udhëtim në zbulimin e aftësive personale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë një muze sepse paraqet historitë më të jashtëzakonshme të botës së spiunazhit dhe personazhet që kanë qenë protagonistë, mes të cilëve edhe Eric O’Niel, ish-agjenti i FBI-së që mundësoi kapjen e Robert Hanssen, gjithashtu agjent i FBI-së që akuzohej se ishte fillimisht agjent i BRSS-së dhe më pas Rusisë, apo të Kane Gamble, adoleshenti që arriti të lëshojë një sulm kibernetik në kompiuterat e CIA-s.
Është një hyrje e plotë në botën e agjenturës, sepse me eksperiencën interaktive “Spy Challenges” vizitorët mund të testojnë aftësitë e tyre prej 007.
Në fund udhëtimi në zbulim të personalitetet që shërben për të përcaktuar një “Spy Profile” sipas rrezikut që mund të tolerosh dhe forcës mendore.