Restoranti i një hoteli luksoz në Tokio, “Oak Door” i “Grand Hyatt” në lagjen Roppongi, ka përgatitur një super hamburger me vlerë 800 euro për të festuar kurorëzimin e perandorit të ri të Japonisë, Naruhito, event që u mbajt në Akihito.
Bëhet fjalë për “Golden Giant Burger” dhe do mbetet në menu deri në fund të qershorit, shkruan oranews.

Paninia speciale peshon 3 kg, me diametër 25 cm dhe përmban “foie gras” (pjatë franceze me bazë mishin e rosës ose të patës, shumë e kushtueshme), feta të holla të mishit të lopës dhe tartuf të zi.
E gjitha kjo, e mbyllur nga dy feta bukë me grimca floriri.
Artikuj të ngjashëm
-
Perandori i ri në Japoni nderohet me një hamburger 800 euro
-
Hamburgeri më i shtrenjtë në botë që punohet nga kuzhinerët “specialë”
-
Hamburgeri i çuditshëm merr “famë” në Tajlandë
-
Një porcion patate të skuqura me pak pluhur ari, 200 dollarë
-
Darka në aeroplan të parkuar, që kushton 540 dollarë, po bën bujë në Japoni