Patatet e skuqura më të shtrenjta në botë kushtojnë plot 200 dollarë.
Restoranti “Serendipity 3” në New-York përdor patate shumë cilësore tw llojit “Chipperbec”, që gatuhen në dhjamë të pastër të patës dhe spërkaten me pluhur ari 23-karatësh të ngrënshëm dhe tartuf, shkruan Reuters.
Racioni i patateve shërbehet në një pjatë kristali me një orkide, tartuf të prerë hollë dhe djathë Mornay. Salca, gjithashtu, është e mbushur me tartuf, një kërpudhë e rrallë sezonale.
“Tartufi është ylli kryesor këtu”, tha kuzhinieri i restorantit Serendipity 3, Frederick Schoen-Kiewert.
Restoranti tashmë pretendon rekorde botërore për hamburgerin më të shtrenjtë (295 dollarë) dhe akulloren (1.000 dollarë). \a2news