Një grua që ishte fyer në një aplikacion për takime për zgjedhjen e fustanit të saj ka qeshur e fundit kur kompania e shitjes “ASOS” e përzgjodhi si modele në uebfaqen e vet.
Thea Lauryn Chippendale, 20-vjeçare, kishte publikuar në Twitter një bisedë në “Tinder” me një person që e kishte fyer për përzgjedhjen e fustanit ngjyrë rozë.
Duke folur për “Press Association”, ajo ka thënë se ishte shokuar me mesazhet në rrjete sociale.
Men are trash. (Included the pic he’s on about ?) pic.twitter.com/3pi6NHl0Oy
— Thea Lauryn Chippendale ? (@theachippendale) April 28, 2019
“Isha e shokuar dhe mërzitur kur lexova mesazhin në Tinder. E kuptoj plotësisht se njerëzit kanë mendime të ndryshme në atë se çka vlerësojnë si të bukur ose të mirë, por nuk e kuptoj përse ai u sill aq mizor dhe lëndues”, ka thënë ajo.
Postimi i saj ka marrë më shumë se 100 mijë pëlqime, përfshirë “ASOS-in”, kompania që kishte bërë fustanin.
Kompania i kishte shkruar Theas dhe më pas kishte publikuar fotografi të saj si një nga modelet e “ASOS-it”.
“Shikoni kush po qesh e fundit”, ka shkruar kompania në Twitter duke publikuar fotografinë e saj e duke nxitur reagime shumë pozitive në rrjetin social.
@theachippendale Swipe right to see who had the last laugh… https://t.co/CKcqyDk1d9 pic.twitter.com/gkzgoAAfJ5
— ASOS (@ASOS) May 2, 2019