Një grua që po i mbante dy puna tha se ka fituar lotari dhe tash s'ka nevojë të punojë më për të blerë shtëpinë, shkroi BBC-ja të mërkurën.
Sally Hanitzsch, 55-vjeçare nga Cambourne e Anglisë, po punonte në një supermarket dhe në një zyrë të gjendjes civile, me qëllim që të shkonte në pushime me fëmijët në Japoni dhe t’i ndihmonte atyre ta blinin shtëpinë. Por, ajo vendosi të luante lotari, e në fund rezultoi me 838.000 funte në llogari, apo rreth 940.000 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo fitore nënkupton që unë do të jem në gjendje të kem një pjesë të asaj kohe që kam humbur (në punë v.j.) dhe të ndihmoj familjen time financiarisht. Tash jam pa borxhe, po blej një shtëpi, pas jetesës në banesa sociale prej vitesh”, deklaroi ajo.
Sipas 55-vjeçares, po shpreson që me paratë e lotarisë të blejë edhe një veturë Ford Fiesta.