Kuriozitet

Gruaja që fitoi lotarinë prej 60 milionë eurosh thotë se numrat fitues i kishte parë ëndërr burri i saj

Pravatoudom, 57-vjeçare, ka luajtur lotari për dy dekada duke përdorur një set numrash të cilin burri i saj e kishte parë në ëndërr 20 vjet më herët. Në dhjetor, ëndrra e tij ishte bërë realitet kur gruaja e tij luajti me ata numra dhe fitoi xhekpot në vlerë prej 60 milionë dollarë.

Më 1 dhjetor, nëna e dy fëmijëve, e cila u pushua nga puna gjatë pandemisë, shkoi në bankë për të paguar disa fatura derisa burri i saj i mori tiketat, shkruan CNN.

Kur ata u rikthyen në veturë, ai i tha që kanë fituar 60 milionë dollarë.

“Isha jashtëzakonisht e lumtur dhe po qaja në të njëjtën kohë. Nuk mund ta besoja fillimisht”, ka tha Pravatoudom. “Do ta blejë një shtëpi dhe do ta shëtisë botën”.

Pravatoudom ka emigruar nga Laos në Kanada me 14 vëllezërit e motrat e saj në vitin 1980. Për katër dekada, ajo dhe burri i saj kanë punuar shumë për të mbështetur familjen.