Kuriozitet

Gruaja që braktisi punën për t’i ushqyer familjet e varfra

Në një mëngjes të ftohtë, më shumë se 30 vullnetarë po shkarkonin 1 mijë kuti me ushqim nga një kamion në Sunnysid të New Yorkut.

Drejtuesja e këtyre vullnetarëve është Sofia Monkajo, që i ka prirë programit për shpërndarjen e ushqimit që prej muajit prill të vitit të kaluar.

Tash e një vit kur filloi pandemia, Monkajo ka ushqyer dy herë në javë më shumë se 1 mijë familje.

Edhe Monkajo ka pasur problemet e veta shkaku i pandemisë.

Ajo ka braktisur punën në kompaninë ndërtimore dhe mbetet e papunë.

Gjithashtu, ka borxh pesë muajt e qerasë për klubin e arteve marciale që e ka në pronësi me bashkëshortin.

“Për mua dhe për shumë njerëz vullnetarë këtu, e dimë se ndihma ndaj të tjerëve na ka ndihmuar edhe neve”.

Monkajo, që ka lindur në Kolumbi, iu mbush mendja të bënte punë vullnetare për shkak se në të kaluarën ishte përballur me mungesë të ushqimit kur rritej në New York.

Edhe të tjerët ndihen krenarë që po i ndihmojnë Monkajos në punën e saj vullnetare.

“Është lodhëse, por gjithmonë ka një sens energjie. Ndihemi krenarë për këtë që po e bëjmë dhe kështu i tejkalojmë problemet”.

Monkajo programin e vazhdoi nga Brent O’Leary, që e dinte se kolumbiania mund t’ia dilte mbanë.