Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja ia dhuron veshkën ish-gruas së bashkëshortit të saj disa ditë pasi u martuan

Pas dhjetë vitesh prej kur filluan lidhjen, Debby Neal-Strickland u martua me të dashurin e saj. Dy ditë më vonë, ajo vuri në trup veshjen e spitalit dhe i dhuroi veshkën Mylaen Merthes – ish-gruas së bashkëshortit të saj.

Një ngjarje e pazakontë, por historia e Jim Merthet dhe dy grave të tij është një testament se si dashuria dhe përkushtimi triumfojnë edhe në ndarje.

59-vjeçarja Mylaen, ka vuajtur nga sëmundja e veshkave. Vitin e kaluar gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua duke mos i lënë shumë energji. Kur u shtrua në spital në nëntor, veshkat e saj funksiononin vetëm 8 për qind.

Vëllai i saj i ofroi njërën veshkë, por nuk ishte e përshtatshme, kështu që Debby doli vullnetare.

Jim dhe Mylaen janë divorcuar për afër dy dekada më parë, por ata janë ende miq dhe kanë rritur dy fëmijë.

Dëshira e Debbyt për ta ndihmuar Mylaenin ishte më e thellë. Ajo ka kaluar vite të tëra duke parë vëllain e saj të vdiste për shkak të fibrozës cistike e që priste për transplant, shkruan AP.

Edhe Jada Pinkett Smith ndan dhuratën romantike nga Will Smith për Shën Valentin Showbiz Jada Pinkett Smith ndan dhuratën romantike nga Will Smith për Shën Valentin

Pas disa muajsh testimesh dhe me gjendjen me pandeminë COVID-19, transplanti për Mylaenin u caktua dy ditë pas martesës së Jimit dhe Debbyt. Debby donte ta shtynte martesën, por miqtë nuk e lejuan. Ata u martuan më 22 nëntor.

“Ky është kuptimi i botës. Familja. Ne duhet të qëndrojmë njëri me tjetrin. Ajo më shpëtoi jetën”, ka thënë Mylaen.