Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Greqia hap plazhet, njerëzit vërshojnë në bregdet

Në Greqi sot u hapën më shumë se 500 plazhe duke bërë që njerëzit të vërshonin drejt bregdetit.

Greqia po përpiqet të ruajë balancën delikate për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të rigjallëruar turizmin, tek i cili varet jetesa e shumë banorëve.

Për mjaft njerëz në Greqi, kjo ishte hera e parë që frekuentonin plazhet publike që nga fillimi i muajit, kur vendi filloi zbutjen e kufizimeve për COVID-19. Vërshimi drejt plazheve përkoi me valën e parë të të nxehtit për këtë vit, shkruan VoA.

Pushuesve u kërkohet të respektojnë rregullat e distancimit, të cilat madje përcaktojnë se sa larg duhet të jenë çadrat e diellit nga njëra-tjetra.

Jo më shumë se 40 njerëz lejohen për 1.000 metra katrorë, ndërsa çadrat duhej të jenë katër metra larg njëra-tjetrës, sipas një manuali të publikuar nga qeveria, të shoqëruar me diagrama.

Edhe Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como Botë 2 j. më parë Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como

Greqia ka raportuar shumë më pak raste me COVID-19 se sa vendet fqinje, më tepër se 2,800 infeksione dhe ka patur 160 të vdekur. Nga data 4 maj, vendi me 11 milion banorë filloi një lehtësim me faza të kufizimeve që kishte vendosur në mes të marsit.

Turizmi në Greqi jep rreth një të pestën e prodhimit ekonomik.

Pas rihapjes së plazheve, njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në meshën e së dielës, ndërsa objektet arkeologjike, përfshirë Akropolin, do të rihapen për vizitorët më 18 maj.

Nga e hëna, do të lejohen udhëtimet nëpër territorin e Greqisë dhe në Kretë ndërsa nga 25 maji në ishuj.

Edhe Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç Botë 1 muaj më parë Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç

Zyrtarët e turizmit thonë se shpresojnë të presin pushuesit e huaj në korrik.

Autoritetet presin këtë vit një rënie prej 5 deri në 10 për qind të prodhimit ekonomik, përpara rimëkëmbjes që pritet në vitin 2021.