Një shishkë që përmbante disa pika gjaku të Papës së ndjerë Gjon Pali II është grabitur nga Katedralja e Spoleto-s në Italinë qendrore, njoftuan autoritetet lokale të kishës.
“Vjedhja e reliktit të nderuar u zbulua të mërkurën vonë ndërsa punëtorët mbyllën katedralen për natën dhe u raportua menjëherë në polici”, tha kryepeshkopata e Spoleto-Norcia në një deklaratë, transmeton atsh.
Kryepeshkopi i Spoleto-Norcias, Renato Boccardo e dënoi aktin e rëndë në një video dhe bëri një thirrje të përzemërt për kthimin e relikes.
Shishja u dhurua në katedrale në vitin 2016, dy vjet pasi Gjon Pali II, i lindur në Poloni si Karol Wojtyla, u bë shenjtor nga Papa Françesku/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara
-
Shpërthejnë protestat në Itali pas vdekjes së një burri gjatë ndalimit nga policia
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Çifti francez që tentoi t’i grabiste 29 kisha në 3 muaj
-
Papa Leoni thotë se e drejta për një shtyp të lirë shpesh shkelet